Një mot i pazakontë ka përfshirë këtë të premte pasditë zonën e Lushnjës, ku një sasi e madhe breshëri ka rënë në Barbullinjë, në njësinë Fier Shegan. Ky fenomen ka shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore.
Në Barbullinjë, më shumë se 160 hektarë pjeshkë janë dëmtuar nga breshëri, i cili ka rënë për rreth 15 minuta.