Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë një mesazh në Instagram me të cilin ka ngjallur mjaft reagime te ndjekësit.
Në postimin e saj Bebe nënkupton se në këtë epokë të jetës ndjen se është e detyruar të bëjë rolin e një burri pasi vetë burrat nuk e bëjnë.
“Unë vërtet dua të jem në epokën time të vajzës lozonjare dhe të ëmbël, por nuk mundem sepse të gjithë burrat në planet janë në këtë epokë tani. Dhe dikush duhet të jetë burri”, shkruhet në postimin e publikuar nga ajo.
Më tej Bebe ka postuar edhe një video ku sqaron se i mbështet burrat të cilët lidhen më anën e tyre femërore, mirëpo për shkak të kësaj ajo ndjen presionin e të qenët burrë dhe grua njëkohësisht.
“E mbështes që djemtë të jenë më të lidhur me anën e tyre femërore, më pëlqen kjo për ju. Por është e vështirë të jesh në epokën tënde të vajzës së butë kur të gjithë djemtë janë gjithashtu në këtë fazë. Ndjehem sikur duhet të jem dhe djalë dhe vajzë në të njëjtën kohë”, shprehet ajo.