Karakaçi i OSHEE bën drejtor shokun e klasës dhe shoqen e Ilir Metës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.03.2025, 15:16

Denoncime nga vetë nënpunësit e tij kanë raportuar për JOQ se Enea Karakaçi i OSHEE e paska kthyer institucionin në kafe mes miqsh. Drejtori akuzohet me prova faktike nga vartësit e tij në redaksinë tonë, se postez e rëndësishme po i mbush me persona të afërt, me figura politike.

“Mbështetësit e Partisë Socialiste i ka lënë të papunë ose në poste të nënvlerësuara”,-thotë rilindasi.

Karakaçi ka emëruar Fatjola Halilajn në postin e Drejtoreshës Ligjore pranë OSHEE, pavarësisht mungesës së kontributit në institucion. Ironia në këtë fakt është se Halilaj njihet si mike e Ilir Metës, gjë që ka ngritur dyshime për ndikimet politike në këtë vendim.

Ndërkohë, një tjetër emërim që hap debat është ai i Algert Luzit në pozicionin e Administratorit të FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal), i cili sipas burimeve është shok shkolle i Karakaçit.

“Në postet e larta janë parazitët, të preferuarit e armikut, ose figurativisht të rehabilituarit politikë,” thotë denoncuesi, duke vënë kështu në pikëpyetje integritetin dhe transparencën e emërimeve të drejtorit zar të Ballukut në administratën e OSHEE.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit