Maliq/ Gëzim Topçiu nis inagurimin e asfaltit elektoral

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.03.2025, 16:10

Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka nisur fushatën për zgjedhjet e 11 majit që një muaji e gjysmë më parë.

Një banor i Libonikut ka raportuar se rruga e fshatit të tij u asfaltua vetëm ditën e djeshme, në një kohë kur deri në ditët e fundit banorët janë lënë në mëshirë të fatit dhe komplet të harruar mes baltës.

Denoncuesi u bën thirrje qytetarëve të mos mashtrohen nga këto manovra të njohura dhe ngre pyetjen nëse ligji do të veprojë ndaj kryebashkiakut socialist për këtë veprim të dyshimtë.

Shpesh me afrimin e fushatave elektorale pushtetarët shtojnë angazhimet në dëgjimin dhe plotësimin e kërkesave të qytetarëve, me qëllim sigurimin e votave. Ky duket një ndër rastet e hapura të kësaj praktike të shëmtuar.

Denoncimi i plotë:

Përshendetje JOQ!

Ky asfalt i freskët që shfaqet në foto nuk është tjetër veçse një spektakël elektoral i radhës, këtë herë në fshatin Libonik, Bashkia Maliq. Si është e mundur që ende ka njerëz që bien pre e këtij truku të vjetër, duke besuar se një grusht asfalti i hedhur me ngut, pak ditë para zgjedhjeve, është shenjë e një pune të ndershme?

E ndërkohë që qytetarët shohin e heshtin, ligji shkelet haptazi, në mes të ditës! Kur dihet fare mirë që pas datës 11 janar ndalohet çdo investim, si mundet që dikush të veprojë kaq lirshëm, pa frikë e pa ndëshkim? A ka më rregulla në këtë vend, apo disa janë mbi ligjin?

Kryetari legjendar i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, sillet sikur është bërë Zot i pakundërshtueshëm, duke vepruar sipas dëshirës së tij, pa llogaridhënie e pa kufij. A do të zgjasë pafund kjo lojë e tij? Apo është koha që dikush t’i vërë fre?

Ju lutem, publikojeni këtë! Mbase dikush e dëgjon dhe vepron. Kor kjo rrugë është bere dje. Shiko si kanë jetuar mjeranet për 4 vjet. Ju lutem postojeni se ata njerëz aty kanë marrë fund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit