Banorët e Currilave në Durrës janë përballur me një situatë shqetësuese për shkak të menaxhimit të dobët të ujërave të zeza.
Një qytetar i shqetësuar raporton se prej një muaji, ujërat e zeza derdhen pa kontroll dhe përfundojnë në det, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim, pavarësisht ankesave të shumta.
Në pamje shihen qartë ujërat e ndotura që dalin nga pusetat dhe rrjedhin drejt bregut të detit.
“Currila durres kan 1 muaj ujrat e zeza kshu nuk hapim dot dritaret u mbytem. Te gjitha derdhen ne det kemi ber ankesa nuk vjen njeri as ti shikoj jo mo ti rregullojn”, shkruan denoncuesi.
Kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Ujësjellës Kanalizime Durrës, në mënyrë që problemi të zgjidhet dhe banorët të jetojnë të qetë në shtëpitë e tyre.