Diplomat e universitetit të Durrësit ende të padorëzuara, studentët në pritje prej dy vjetësh

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.03.2025, 13:58

Ish-studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) po përballen me vonesa të gjata në marrjen e diplomave të tyre të masterit dhe bachelorit. Sipas një denoncuesejr, edhe pse janë diplomuar në vitin 2023, ata ende nuk i kanë marrë diplomat dhe detyrohen të përdorin vetëm vërtetimet e diplomimit si dokument zyrtar.

Ky problem nuk është i ri, pasi edhe studentët e ciklit të parë të studimeve (bachelor) janë përballur me të njëjtën situatë. Pavarësisht pyetjeve të shumta drejtuar sekretarive dhe strukturave përkatëse të universitetit, përgjigjet kanë qenë të paqarta, duke lënë të diplomuarit në pasiguri të plotë. Edhe dekania, sipas denoncueses, nuk është përgjigjur ndaj kërkesave të studentëve.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje! Jam diplomuar qe ne vitin 2023 ne Universitetin Aleksander Moisiu ne fakultetin e edukimit edhe akoma nuk na kane dale diplomat e masterit edhe besoj qe kete problem e kane edhe te bachelorit. Kemi dhe pak mbushim dy vite qe jemi diplomuar dhe ne pune e kudo ecim me vertetimin qe jemi diplomuar. Nuk dime se kur do na i nxjerrin ato diploma sa vite duan ta mbarojne?Ky problem ishte dhe me diplomat e bachelorit. Prandaj po ju shkruaj juve e ndoshta gjejme nje zgjidhje. Ju lutem postojeni anonim. Besoj ky sms eshte problemi i te gjithe atyre qe jane diplomuar e skane marre diplomat akoma ne UAMD. Po kemi pyetur me qindra here Jo skan dale thone gjithmone. Po nuk marrin ankesa sekretaret joo Edhe dekanja nuk pergjigjet ne sms”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit