Indianë e egjiptianë po mbushin tregun shqiptar të punës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.03.2025, 13:56

Shteti shqiptar ka zëvendësuar shqiptarët e larguar jashtë me punëtorë nga vendet e treta.

Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, gjatë vitit të kaluar, rreth 13 mijë shtetas të huaj u pajisën me leje pune në Shqipëri, një shifër ndjeshëm më e lartë krahasuar me vitet e mëparshme.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e punëtorëve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina dhe Ukraina.

Megjithatë, ekspertët e tregut të punës e shohin këtë si një zgjidhje afatshkurtër dhe paralajmërojnë për kostot e larta që sjell kjo praktikë. Sipas ekspertëve, sjellja e një punonjësi të huaj në Shqipëri kushton deri në 3,500 euro, duke përfshirë transportin, procedurat ligjore dhe akomodimin.

Por përveç punëtorëve, në vitet e fundit është rritur edhe kërkesa për leje qëndrimi nga të huajt që dëshirojnë thjesht të jetojnë në Shqipëri.

Shtetasit indianë janë ndër kombësitë me numrin më të madh të kërkesë-qëndrimit. Shtetasit e vendeve të treta e shohin Shqipërinë si vend tranzit për të emigruar në vendet europiane.

Rritja e interesit të të huajve për Shqipërinë reflekton një ndryshim të rëndësishëm në demografinë e vendit, gjë që hap debat mbi efektet afatgjata të këtij fenomeni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit