Kallëzim penal ndaj tre personave nga Kumanova, kanë sulmuar policinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.03.2025, 15:31

MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave për shkak dyshimit se kanë penguar policinë në kryerjen e detyrave zyrtare.

“SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër А.М.(36) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“ dhe kundër XH.SH.(57) dhe S.М.(31), të gjithë nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“.

Më 20.03.2025 në Kumanovë, i raportuari i parë ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët kanë kryer detyra zyrtare, ndërsa ka tentuar të përdorë edhe send të mprehtë. I raportuari i dytë dhe e raportuara e tretë i kanë penguar nëpunësit policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit