Qytetarët po përballen me probleme të shumta për të paguar gjobat e vendosura nga autoritetet, për shkak të mungesës së funksionalitetit në sistemet shtetërore. Ankesa të shumta kanë ardhur nga qytetarët e Shkodrës, të cilët raportojnë se për ditë të tëra po përpiqen të kryejnë pagesat, por pa sukses.
Një qytetar shprehet se ka një javë që përpiqet të paguajë një gjobë parkimi, por sa herë që paraqitet në zyrat përkatëse, i thuhet se sistemi nuk funksionon. Ai thekson se qytetarët nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre në asnjë institucion, duke u detyruar të heqin dorë nga çdo përpjekje.
Një tjetër qytetar denoncon se prej disa ditësh nuk ka mundur të paguajë një gjobë, pasi ajo ende nuk është hedhur në sistem. Ai ngre dyshime nëse kjo vonesë është e qëllimshme për të rritur vlerën e gjobës. Për më tepër, ai tregon se gjoba i është vendosur teksa makina e tij ishte e parkuar poshtë pallatit, ndërsa një tjetër automjet në të njëjtin vend nuk është gjobitur. Për shkak të shiut, fleta e gjobës ishte lagur dhe informacioni mbi të ishte i palexueshëm.
Denoncimi 1
“Pershendetje JOQ. Jam nje qytetar nga shkodra dhe dua te di se ne cfar shteti jetojme, kam 1 jave qe po mundohem tpaguaj nje gjobe parkingu dhe sa her qe shkoj te posta me kthejn mbrapsht me pretekstin qe sistemi nuk funksionon, nuk po marrim vesh se si tja bejm me hallet tona, kudo qe shkojm nuk gjejm zgjidhje, ne asnje zyre, ne asnje institucion, po na detyrojm te lejm cdo gje qe kemi e t ikim. Se duam as vedin tone me kto kushte jetese”.
Denoncimi 2
“Si jeni? Kam qe te djelen qe kam mare nje gjobe dhe akoma nk eshte hedhur ne sistem qe ta paguaj Kam kaq dite qe dua ta paguaj sepse eshte ne vlere me te ulet apo e vonojne qe te paguhet e plote Nuk eshte normale sepse po ben nje jave Plus qe gjoba me eshte vene kur makinen e kisha te parkuar poshte pallatit Makina ime po dhe makina tjeter jo . Gjoba ishte e lagur nga shiu dhe nk dukej asgje”.