Banorët e qytetit të Elbasanit po përballen me një shqetësim të madh në Parkun Rinia, për shkak të qenve endacakë. Sipas një qytetari që denoncon rastin, çdo ditë ndodhin kafshimeve ndaj fëmijëve dhe kalimtarëve, duke bërë që banorët të ndihen të detyruar të shoqërojnë familjarët për të siguruar kthimin e tyre në shtëpi.
Ky problem, sipas denoncuesit, ka nisur si pasojë e punëtorëve që po ndërtojnë pallate brenda parkut, të cilët fillimisht sollën qentë për të ruajtur pajisjet e tyre. Megjithatë, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë po përbën një rrezik serioz për qytetarët.
Banorët e zonës kërkojnë marrjen e masave për sistemimin e qenve endacakë dhe garantimin e sigurisë publike.
Mesazhi i plotë:
“Du te shpendja nje problem me qent ku cdo dite kafshohen kalimtar dhe femije kemi frike te shkojme ne shtepine tone duhet te leme cdo pune per te shoqeruar familjaret ne shtepi. Kjo nisi si fillim nga punetoret te cilet po ndertojne pallate ( njerzit e ish lales se elbasanit mafia) brenda ne park per te ruajtur pajisjet e tyre por kjo gje po kthehet ne shqetesim per banoret qe jetojne apo qytetaret qe duan te hecin apo kalojne momente me familjet e tyre ne park ju lutem shperndajeni kete shqetesim ne parkun Rinia qytetin e Elbasanit po ju dergoj dhe video”.