Një ditë më parë, JOQ ALBANIA denoncoi një shumë të vjedhur parash në Durrës, nga një çift turistësh.
Paratë, rreth 45 mijë euro, i përkisnin një agjencie imobiliare e cila tregoi me detaje ngjarjen dhe sesi çifti kishte mashtruar dy të rinjtë që i kishin gjetur fillimisht.
Edhe pse pamjet tregonin realitetin dhe se si ishte në të vërtetë ngjarja, Policia e ka deformuar ngjarjen duke dhënë një tjetër version.
Ditën e sotme, Policia e Shkodrës ka deklaruar se çifti irlandez ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh që i kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në lagjen nr 13, Durrës.
Por në një komunikim që JOQ ka patur me përfaqësuesit e agjencisë, ka mësuar se çifti është arrestuar pasi GPS i makinës që kishin marrë me qira i ka nxjerrë zbuluar.
Për policinë reklamimi i turistëve si të mirë e bujarë ka më shumë vlerë se ngjarja e vërtetë dhe shqetësuese që ndodhi në mes të ditës dhe u filmua nga kamerat.