I tha të atit se do kthehej në shtëpi pas pak, zhduket 33-vjeçari në Tiranë, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.03.2025, 23:35

Një rast urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarët e 33-vjeçarit Avelino Alikollari kanë humbur kontaktet me të që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe janë tepër të shqetësuar për fatin e tij.

Sipas motrës të tij, Avelino ka folur për herë të fundit me babain rreth orës 4 të mëngjesit, duke i thënë se do të kthehej pas pak, por që nga ai moment nuk është bërë më i gjallë.

Ai është parë për herë të fundit përballë shkollës "Bajram Curri" në Tiranë dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për të.

Familjarët kanë bërë kallëzim në polici, por u është thënë se duhen 24 orë për ta shpallur person të humbur.

Ata kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e tij. Nëse keni parë ose dini diçka, mund të kontaktoni familjen në numrin 0698270000.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit