Pika Nemo është vendi më i izoluar në Tokë, ndodhur në një cep të largët të Oqeanit Paqësor, rreth 2,700 kilometra larg çdo mase tokësore. Madje, astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor shpesh janë njerëzit më të afërt me të.
Për shkak të kësaj izolimi, ky rajon është përdorur si një "varrezë hapësinore", ku janë hedhur mbetje satelitore dhe pjesë të stacioneve hapësinore nga disa agjenci ndërkombëtare. Megjithatë, sipas ekspertëve, këto mbetje nuk përbëjnë ndonjë rrezik të madh për ekosistemin, përveç rasteve të rralla të ndotjes nga karburantet.
Përveçse një zonë e shfrytëzuar për mbeturinat hapësinore, Pika Nemo ka ngjallur mistere, si tingulli enigmatik "Bloop" i regjistruar në vitin 1997, që fillimisht u mendua të ishte nga një krijesë detare e panjohur, por më vonë u zbulua se vinte nga shembja e një ajsbergu. Ky rajon ka mbetur një burim spekulimesh dhe kurioziteti për shkencëtarët dhe entuziastët e teorive konspirative.
Gjithsesi, Pika Nemo nuk është e përshtatshme për jetën detare. Për shkak të pozicionit të saj në Paqësorit Jugor, një zonë me rryma të fuqishme që pengojnë hyrjen e ujërave të pasura me lëndë ushqyese, ky rajon është një nga më pak aktivët biologjikisht në planet.