Kaos në Babrru: Ndërtimi i një pallati bllokon rrugën, detyron makinat të dalin në krah të kundërt

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.03.2025, 21:20

Një ndërtim i ri në rrugën "Mermeri" në Babrru ka shkaktuar kaos në trafik dhe rrezik për qytetarët. Sipas një denoncimi të mbërritur nga banorët e zonës, punimet për ndërtimin e një pallati kanë bllokuar korsinë e makinave në një kthesë, duke detyruar shoferët të dalin në krahun e kundërt të rrugës.

“Po na marrin në qafë çdo ditë! Ky bllokim e ka bërë kthesën shumë të rrezikshme për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët,” shprehet qytetari i shqetësuar.

Sipas tij, kjo situatë është bërë e përditshme dhe askush nuk po merr masa për të zgjidhur problemin. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për të liruar korsinë dhe shmangur një tragjedi të mundshme.

A do të reagojnë institucionet për të garantuar sigurinë në këtë zonë apo do të presin një aksident që mund të kushtojë jetë?

Mesazhi i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ! Po ndërtohet një pallat te rruga ‘Mermeri’ në Babrru dhe kanë bllokuar korsinë e makinave në kthesë, duke vënë në rrezik qytetarët, pasi detyrohen të dalin në krahun e kundërt. Ju lutem, postojeni se po na marrin në qafë çdo ditë!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit