Aksidenti i rëndë në punë e paralizoi, Mendi ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.03.2025, 20:36

Një histori e dhimbshme dhe një betejë e pafundme për jetën. Mendi Çobo, 40 vjeç, u përball me një incident të rëndë që i ndryshoi jetën përgjithmonë. Më 16 tetor 2019, ai pësoi një aksident të rëndë në një firmë betoni në Gjirokastër, ku një makineri i kapi dhe i këputi krahun, duke e rrëzuar nga një lartësi prej 5 metrash.

I dërguar pa shenja jete në spital, Mendi iu nënshtrua një kalvari të gjatë vuajtjesh: muaj të tërë në koma, operacione të shumta dhe luftë për mbijetesë.

Mjekët nuk i dhanë shpresa, por ai sfidoi gjithçka dhe kurrë nuk hoqi dorë. Pas pesë muajsh trajtim intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe spitalin e Beratit, Mendi arriti të mbijetojë, por sot jeton i paralizuar, me trakeostomi, kateter dhe pa një krah. Jeta e tij është një sfidë e përditshme, me dhimbje dhe vështirësi të panumërta.

Pasi u konsultua me një mjek specialist në Turqi, iu dha një shpresë e re: trajtimi me qeliza staminale mund ta ndihmojë të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës. Por, kostoja e këtij trajtimi është e papërballueshme për të, rreth 63,000 euro.

Mendi jeton në kushte të vështira ekonomike dhe pa ndihmën tuaj, ky trajtim mbetet vetëm një ëndër. Pas pesë vitesh luftë të pandalshme, ai meriton një mundësi për të jetuar me dinjitet.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë diferencën!

Të ndihmojmë Mendin të ketë një të ardhme më të mirë!

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit