Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në rrugën “Sabaudin Gabrani” në zonën e Kombinatit, Tiranë. Një makinë tip “Benz” ka devijuar nga rruga dhe ka përplasur katër makina të tjera, si dhe një motor.
Siç tregohet në një video të publikuar në rrjetet sociale, automjeti ka përfunduar mbi trotuar, duke shkaktuar panik te kalimtarët. Dëshmitarët e rastit janë tronditur nga përplasja e fortë dhe skena kaotike e aksidentit.
Pavarësisht ngjarjes së rëndë, autoritetet ende nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare mbi shkaqet e aksidentit apo gjendjen e të përfshirëve.