Katër vite nga vdekja e Arjan Salës, personit që sakrifikoi veten për të shpëtuar kolegët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.03.2025, 18:52

Ishte data 27 mars 2021 magazinat tek Casa Italia u përfshinë nga flakët. Arjan Sala ishte roja që sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit e asaj magazine. Trupi i tij u gjet në fund të magazinës, i mbuluar me disa rroba të lagura.

Kanë kaluar 4 vite nga kjo ngjarje e rëndë dhe shumë prej nesh e mbajnë mend si të ketë ndodhur dje. Të gjithë ne mësuar se ndryshe nga filmat, heronjtë e vërtetë mund t’i takojmë edhe në ditët tona të vështira. Arjani la pas një djalë, që atëherë ishte 2 vjeç, dhe sot është gjashtë. Shumë njerëz i kanë treguar atij se kishte një baba hero, të dashur dhe punëtor.

I përjetshëm kujtimi!

Familjarët shkruajnë:

"Me datë 27/3/2021 ishte dita e fundit për ty vëlla im kjo datë do jetë gjithmonë një dhimbje për të gjithë ne vëlla mungesa do jetë gjithmonë ne familjen tonë por sot data 27/3/2025 plot 4 vite që nuk je pjesë e tavolinës por gjithmonë do jesh ne mendjen e zemrat tona qofsh i xhenetit vëlla"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit