Vrasja e Martin Canit, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.03.2025, 18:11

Gjykata e Tiranës ka vendosur të çojë për gjykim çështjen ndaj 14-vjeçarit Mario Përlleshi, i cili akuzohet për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes, pas një sherri pranë shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor.

Gjykatësja Migena Laska ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykim të zakonshëm, duke rrëzuar kërkesën e të miturit për gjykim të shkurtuar. Psikologja Lindita Hoxha ka mbështetur këtë vendim, duke theksuar nevojën për shqyrtim më të detajuar të çështjes.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka ndarë në një fraksion më vete aktet që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës “Fan Noli”.

Ekspertiza mjekoligjore ka konfirmuar se thika e përdorur në ngjarje mbante gjurmët e gjakut të viktimës dhe të plagosurit, ndërsa përdorimi i saj është atribuar vetëm autorit të dyshuar.

Mario Përlleshi, i cili mbeti i plagosur gjatë përleshjes, ndodhet aktualisht në Institutin e të Miturve në Kavajë, nën masën e sigurisë “Arrest në burg”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit