Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Sarandës, në rrugën “Bilal Golemi”, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti mes adoleshentësh.
I mituri me iniciale B.K., banues në Sarandë dhe nxënës në gjimnazin “Hasan Tahsini”, ka marrë tre goditje me thikë – një në stomak dhe dy në ije. Pas plagosjes, i riu është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmën e parë, dhe më pas është dërguar në spitalin e Vlorës për trajtim më të specializuar.
Autori i sulmit dyshohet se është I. Cora, i cili është arrestuar nga policia. Ai tentoi të fshihte thikën duke e hedhur atë në një zonë me ferra. Burime për redaksinë tonë bëjnë se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta, ku shkak i konfliktit të të rinjve është bërë një femër.