Një situatë komike ka dalë në dritë me listat e kandidatëve për deputetë të partive të vogla pasi disa prej këtyre të fundit “firuan” nga listat partiake.
Kështu dorëheqja e një kandidati për deputet nga qarku i Fierit në listat e Gon Shehajt po bën xhiron e rrjetit. Kjo për nivelin intelektual që Shehaj ka synuar të bëjë pjesë të parlamentit me kandidarin e parriaës së tij i cili ironikisht është mësues.
Fadil Bekaj, mësues në një shkollë publike në Hekal dhe kandidat i partisë Mundësia, ka dorëzuar një dokument dorëheqjeje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), por ajo që ka tërhequr vëmendjen nuk është tërheqja e tij nga gara, por mënyra se si është shkruar dokumenti.
Në tekstin e dorëheqjes, mësuesi Bekaj ka bërë një sërë gabimesh drejtshkrimore, duke ngritur pikëpyetje mbi aftësitë e tij si profesionist.
Ai hoqi dorë nga gara me arsyen se nuk dëshironte të ndërpriste punën e tij si mësues gjatë periudhës zgjedhore e duke shpalosur kështu një tjetër veçori padijeje, ku një i punësuar në administratë nuk mund të kryejë funksione politike apo të jetë pjesë e tyre.
Ky rast ka ngjallur diskutime mbi cilësinë e arsimit dhe standardet e mësuesve në sistemin publik por edhe nivelin akademik të personave të futur në listat partiake të kandidatëve për deputetë që do të votohen nga populli për t’i përfaqësuar në parlament.