Thirrje për ndihmë! Burri merr 20 euro/dita, operacioni i vajzës kushton 65 mijë euro

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.03.2025, 17:46

Një rast i rëndë ka mbërritur në redaksinë tonë ku nëna e një vajzë 9-vjecare ka bërë thirrje për ndihmë. Që në lindje Mereme Rushiti vuan nga epilepsia dhe Spina Bifida.

Ajo është e paralizuar, qëndron gjatë gjithë kohës shtrirë dhe me pampers. Nëna e 9-vjeçares tha se kanë kontraktuar me mjekë në Turqi të cilët i kanë dhënë shpresa. Ajo mund ta kryejë operacionin që i nevojitet por kushton rreth 65 mijë euro.

Familja nuk ka mundësi ta mbulojë këtë shumë nda edhe bën thirrje për ndihmë. Kryefamiljari punon për vetëm 20 euro në ditë, kushtet në të cilat ata jetojnë janë të këqija, por për nënën e Meremes e rëndësishme është që vajza e saj të shërohet dhe të shkojë si të gjithë bashkëmoshataret e saj në shkollë.

"Unë po bëj apel vetëm për vajzën, ajo të më bëhet mirë!"-tha nëna e vogëlushes.

Munever Rushiti

Telefon: +389 70 858 006

IBAN: MK07500080014178804

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit