Rama fyen komentuesin nga Kosova: Ju nuk mbushni!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.03.2025, 16:44

Kryeministri nuk e ka pritur mire një pyetje që i është bërë nga një komentues, shqiptar i Kosovës. Në rubrikën “Sy m’Sy” Ai i ka bërë pyetjen që e ka mërzitur kryeministrin:

“A jeni mërzitur që të iku miku yt i dashur Dodik? Po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi”, pyeti komentuesi Ramën

"Është një pjesë juaja atje në Kosovë, që sikurse themi ne nga anët tona, që nuk mbush. Nuk mbush e nuk mbush, kështu që nuk kam fare çfarë i bëj dhe nuk jam fare i keqardhur, sepse është e kotë të përpiqesh t’i bindësh.”-u përgjigj ai.

Kryeministri nuk i dha një përgjigje të qartë komentuesit nëse ishte mërzitur apo jo për gjendjen në të cilën ndodhet Dodik këto kohë.

Millorad Dodik, një politikan separatist pro rus, akuzohet për sulm ndaj rendit kushtetues. Një muaj më parë Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës në Sarajevë dënoi Dodik, me një vit burg, si dhe me gjashtë vite ndalim te ushtrimit të detyrës së presidentit. Gjykata e Bosnje-Hercegovinës ka kërkuar Interpolit lëshimin e një fletë-arresti ndërkombëtar për presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, pas largimit drejt Izraelit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit