Shtatë kandidatë kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke u tërhequr zyrtarisht nga gara elektorale.
Tërheqjet prekin disa forca politike, përfshirë koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, Partinë Social Demokrate (PSD) të Tom Doshit, “Lëvizjen Bashkë” të Arlind Qorrit dhe Partinë Mundësia të Agron Shehajt.
Nga kandidatët e dorëhequr, tre i përkasin koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” të Lapajt, një në Kukës dhe një në Korçë, ndërsa dy janë nga PSD e Tom Doshit, në Berat dhe Durrës. Po ashtu, është dorëhequr një kandidat i “Lëvizjes Bashkë” në Korçë dhe një i ADR-së në të njëjtën zonë.
Në arsyet e dorëheqjes, shumica e kandidatëve kanë përmendur problemet shëndetësore. Ndërkohë, një kandidat i Partisë Mundësia në Fier ka refuzuar të ndërpresë punën e tij si mësues gjatë periudhës zgjedhore.
Lista e kandidarëve që janë tërhequr dhe arsyet:
• Averdi Syla (Nisma Shqipëria Bëhet, Kukës) – Arsye shëndetësore
• Hyda Kuci (PSD, Berat) – Arsye shëndetësore
• Joan Sotir (Nisma Shqipëria Bëhet, Korçë) – Arsye shëndetësore
• Daniela Alite (PSD, Durrës) – Arsye shëndetësore
• Xhilda Boçari (Lëvizja Bashkë, Korçë) – Arsye shëndetësore
• Fadil Bekaj (Partia Mundësia, Fier) – Refuzoi të ndërpresë punën si mësues
• Edi Piring (ADR, Korçë) – Arsye familjare