Qendra e emigrantëve në Gjadër që tashmë ka mbetur bosh, u vizitua nga ish-kryeministri dhe senatori italian Matteo Renzi, i cili tha se paratë shkuan dëm dhe kampi mund të përdoret për diçka tjetër. Në fakt janë shpenzuar gati një miliard euro për ndërtimin e këtij kampi të cilat konsiderohen para të hedhura dëm.
Renzi hodhi një ide, që këto godina të përdoren për burgje. Të bëhen burgje për shqiptarët që vuajnë dënimin në Itali. Pra një burg nënë juridiksionin Italian brenda Shqipërisë, ose një hipotezë tjetër sipas tij është që të jenë nën juridiksionin shqiptar.
Kjo deklaratë e ish-kryeministrit tregon qartë se nuk kam më shpresa për Giorgia Melonin që emigrantët t’i ngecte në Shqipëri, ndoshta po aq i zhgënjyer është edhe kryeministri ynë që gjithmonë e ka derën hapur për të larguar shqiptarët dhe për të marrë emigrantët nga vendet e treta.