Probleme serioze janë denoncuar në redaksinë tonë ndaj Spitalin Psikiatrik të Vlorës, ku ka mungesë të shërbimeve mjekësore për pacientët.
Denoncuesi thotë se mjekët psikiatër, që janë të kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë për të punuar në këtë spital për 3 vjet, janë shpesh në mungesë dhe vetëm paraqiten një herë në javë për të marrë pagën e lartë pa ofruar shërbimin e nevojshëm.
Ka dyshime të forta për korrupsion dhe favorizime. Me "bekimin" shefes së pavijonit dhe drejtoreshës së spitalit, mjekët edhe pse marrin pagesa shtesë që mbulojnë transportin, ata nuk denjojnë të vijnë në punë, madje i sheh në rrjete sociale që postojnë foto ku tregojnë se janë larguar me pushime.
Denoncuesi tregon se mungojnë psikologët dhe mjekët duke i detyruar infermierët të japin mjekime nëpërmjet telefonit.
Drejtuesit nuk marrin masa dhe nuk lejojnë pacientët dhe punonjësit që të ankohen apo të raportojnë situatën.
Denoncimi i plotë
Spitali psikiatrik ka 2 muaj pa psikolog, s’u jepet shërbim pacientëve plus që mjeket psikiatër, të cilët ministria i sjell të punojnë sipas kontratës 3 vjet, aty vijnë në punë vetëm njëherë në javë e marrin rrogën mbi 1mil e gjysmë. E favorizohen nga shefja e pavijonit Ejona Shaska. E drejtoresha duke len pa shërbim mjekësor.
Këta janë 3 mjek qe vijnë nga Tirana sipas kontratës duhet te punojnë për nevojat e popullsisë 3 vjet ne spitalin psikiatrik Vlorë por vijnë vetëm sa bëjnë shërbimin roje. E ikin. Normal duke i dhen ryshfet patjetër shefes e drejtoreshës Marjola Muhaj. Marrin rrogën e ikin e infermieret e kujdestaret i marrin mjekimet nëpërmjet telefonit
Janë bërë ankesa në drejtori po drejtuesja s’merr masa kurrë për mjekët a thua janë perëndia këta mjek a paguhen pse nuk e japin shërbimin çdo dit ne cilin vend te botës ndodh te vij mjeku në punë njëherë në javë e të paguhet. Zonja drejtoreshë s’të pranon në zyrë. Psikologia e urgjencës ka ik në Itali, e mbulojnë me ke te mundin dhe nuk punësojnë të ri. Po aty janë 7 psikiatër e 3 të rinjtë s’vijnë vetëm kur kanë rojet justifikohen jemi nga Tirana s’vijmë dot. Ministria u paguan bonus për distancën 150 mijë në muaj.
E kanë nënshkruar këtë kontratë e nuk e zbatojnë. Punojnë infermieret duke i marr mjekët në tel. E duke bere ndryshime mjekimi me telefon e nëse dikush ankohet shefja e pavijonit u tregon vendin me manovrat e saja. Madje njëra mjeke ikën jashtë shtetit as raport as leje hedhin foto ne udhëtim e rroga u kalon njësoj. Jemi bërë të sjellim SPAK-un. Për këto favorizime. I sëmuri ne vend të ha në mensë apo dhomë, kur s’ka staf s’ka mjekë nëpër këmbë, ha si qeni jashtë! Të më falni