Konviktoret e Qytetit Studenti tmerrohen nga manjaku që iu shfaq përpara

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.03.2025, 15:42

Një incident shqetësues është raportuar pak minuta më parë në Qytetin Studenti, ku një burrë i panjohur është parë pranë konvikteve duke kryer veprime të turpshme.

Sipas dëshmive të disa nxënëseve, ai ndodhej pranë zonës së konvikteve dhe në një moment, sapo ka vënë re vajzat, ka hequr pantallonat dhe ka nisur të vetëkënaqet në mënyrë të hapur.

Denoncueset thonë se kjo është hera e parë që e shohin këtë person në zonë dhe nuk janë të sigurta nëse ai vuan nga ndonjë çrregullim mendor apo nëse ka një arsye tjetër për këtë sjellje shqetësuese.

“Pershendetje Joq! Ky zotria ben kto veprime ne rruge ne qytet student perball konvikteve. Kemi frike te dalim edhe te kalojm ne rruge nga keta maniak sekual. Rreth ores 2:35”, shkruajnë ato.

Kjo situatë i ka lënë të habitura vajzat që jetojnë në atë zonë, duke i futur në një ndjenjë frike për sigurinë e tyre. JOQ Albania disponon dhe videon e veprimeve të turpshme, por për arsye etike zgjedh të mos e publikojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit