Në Cërrik OSHEE nuk ka sahate, lë një muaj pa drita qytetarin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.03.2025, 14:47

Një qytetar nga Cërriku është ankuar për mungesën e energjisë elektrike si pasojë e vonesës në instalimin e sahatit të ri. Sipas ankesës, qytetari ka vizituar degën e OSHEE në Elbasan para dy javësh dhe është informuar se nuk kishte sahate të disponueshme për instalim. Ai kërkon të merren masa për instalimin e sahatit dhe kthimin e energjisë elektrike, duke bashkëngjitur edhe faturat e pagesave përkatëse për të vërtetuar se ka kryer të gjitha detyrimet.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje si jeni?

Doja te beja një ankesë për OSHEE se nuk po me sjellin sahatin e linjës së korrentit në shtëpi. I kam bërë të gjitha pagesat, janë ok. Më thonë vonohet sahati pas dy muajsh Si mund te rrish pa sahat pa drita? Këto faturat kam unë. Para dy jave shkova tek OSHEE në Elbasan vet më thanë vonohen s’ka sahate. Ndërkohë unë kam pa drita, 1 muaj

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit