Krerët e VLEN-it, të premten në iftar te Albin Kurti!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.03.2025, 14:55

Krerët e partive të koalicionit VLEN të ditën e premten do të qëndrojnë në Prishtinë, për të marrë pjesë në një iftar të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ftesa ka ardhur nga vetë Kurti.

Në darkë pritet të marrin pjesë Arben Travari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku, por edhe Fatmir Limani.

Ende nuk dihet nëse me liderët do të udhëtojë edhe kreu i Kuvendit, Afrim Gashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit