APK thirrje zyrtarëve ta deklarojnë pasurinë, paralajmëron për gjoba dhe kallëzime penale nëse se bëjnë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.03.2025, 14:21

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve që ende s’e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë këtë, duke u rikujtuar se mund të përballen me pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale. Procesi përfundon më 31 mars.

Në njoftimin e APK-së bëhet me dije se deri tani 6 mijë e 420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, e 1 mijë e 714 janë në proces e sipër.

“Procesi i deklarimit të pasurisë ka filluar, më 1 dhe përfundon më 31 mars. Deri tani, 6420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 1714 janë në proces. Apelohen të gjithë zyrtarët që ende nuk kanë përfunduar deklarimin ta bëjnë sa më shpejt, pasi mosdeklarimi sjell pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit