Pesë ditë pa energji elektrike, banorët e Memaliajt lihen në mëshirë të fatit pa përgjigje

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 27.03.2025, 12:54

Banorët e fshatit Anevoj, në Bashkinë e Memaliajt, po përballen me mungesën e energjisë elektrike prej pesë ditësh, pasi transmetuesi elektrik është hequr dhe nuk është zëvendësuar ende. Një qytetar na shkruan se ata kanë denoncuar situatën duke theksuar se kanë telefonuar disa herë pranë autoriteteve përgjegjëse, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të kontaktuar me operatorin e shpërndarjes së energjisë, qytetari shprehent se askush nuk iu është përgjigjur ankesave të tyre.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikthimin e furnizimit me energji.

Mesazhi i plotë:

Ju lutem kemi 5 dite pa drita na kan hequr trasmatorin kta te keshit dhe nuk coin tjeter Ju lutem jemi bashkia memaliaje fshati anevjos I kemi telefonuar dhe nuk na pergjigje Kemi 5 dite ju lutem i telefonoim dhe sna pergjigjen”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit