Rakip Suli rikthen mesjetën në Kamëz, qeset në këmbë për të kaluar rrugën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.03.2025, 10:01

Çdo ditë, në redaksinë tonë mbërrijnë dhjetëra denoncime për gjendjen e rrugëve në Bashkinë Kamëz.

Edhe pse kryeministri Edi Rama e reklamon kryebashkiakun Rakip Suli si të suksesshëm në detyrën e tij, denoncimet e vazhdueshme të banorëve të Kamzës tregojnë në një realitet krejt ndryshe.

Në ditë me shi, si kjo e sotmja, shumë rrugë të Kamzës janë të pakalueshme për shkak të gropave, baltës dhe ujit.

Për të denoncuar një rast të ngjashëm, banorët e lagjes Nr. 5, Bathore, i janë drejtuar redaksisë tonë. Ata thonë se në rrugën "Isa Boletini" pranë rrugës kryesore "Selenica" pas çdo shiu, situata përkeqësohet dhe e vetmja zgjidhje për të kaluar rrugën është me çizme e qese mbi këpucët e atletet.

Sipas banorëve, që prej një kohe të gjatë janë bërë kërkesa për pastrimin dhe rregullimin e rrugicave, por nuk kanë marrë asnjë reagim konkret nga autoritetet lokale. Ata thonë se çdo periudhë zgjedhore, zyrtarët u mbushin kokën me premtime boshe, të cilat nuk realizohen kurrë dhe lihen në harresë.

Banorët kërkojnë një vëmendje të menjëhershme nga autoritetet për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të infrastrukturës në këtë lagje, dhe shpresojnë që situata të marrë vëmendjen dhe reagimin e duhur nga përgjegjësit.

Denoncimi i qytetarëve:

Pershendetje une qe ju shkruaj jam banore ne lagjen nr 5 bathore kamez , rrg Isa Boletini shiko ne cfare gjendje e ka lene Rakip Suli vetem rrugicat siper rruges kryesore Selenica , cdo dite shiu dhe jo vetem per ne na kthen sikur jemi 30vite mbrapa me zonat tjera.Ju lutem postojeni se kemi bere mjaftushem kerkesa per te bere ndryshim ne kete zon dhe reagimi qe marrim eshte heshtje dhe neglizhencc qe ne jemi kujtohen veten me perjudhe zgjedhjesh per te rrjepur votat me premtime boshe se kjo situate do permiresoj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit