Policia e Bashkim Ulajt përzë banorët nga tokat e tyre

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.03.2025, 10:21

Prej të paktën tre ditësh, banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Shkodër po përballen me një situatë shqetësuese: policia po u ndalon hyrjen në tokat e tyre, pa asnjë shpjegim të qartë.

Gjithçka ka nisur pas nisjes së një projekti të oligarkut Bashkim Ulaj, i cili synon ndërtimin e një fshati turistik të quajtur “Blue-Borgo” në pronat e banorëve. Ky projekt është kundërshtuar nga vetë banorët, të cilët pretendojnë se Ulaj ka manipuluar dokumentet e blerjes së tokës dhe po përdor policinë për t’i dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Sipas tyre, ata disponojnë dokumente që vërtetojnë pronësinë e ligjshme mbi këto toka, por Policia e Shtetit nuk ka marrë parasysh asnjë provë, duke vepruar si një mburojë për interesat e oligarkut. Madje, disa banorë u shoqëruan në komisariat vetëm pse u përpoqën të mbrojnë pronat e tyre.

Nuk është hera e parë që policia vihet në shërbim të interesave të Bashkim Ulajt. Verën e kaluar, banorët e Thumanës dhe Fushë-Krujës u përballën me ndërhyrje të dhunshme policore gjatë protestave për lejimin e aksesit në autostradë me vlerë prej “Ari” të koncesionarit Bashkim Ulaj.

Këto veprime hedhin hijet e dyshimit mbi rolin e policisë, e cila, në vend që të mbrojë qytetarët dhe të drejtat e tyre, shpesh kthehet në një forcë represive kundër tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit