Një person është arrestuar në Shtupeq të madh të Pejës për armëmbajtje pa leje.
Policia ka njoftuar se në shtëpinë e tij, gjatë një bastisjeje, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, 50 fishekë kal. 9 mm dhe dy fishekë kal. 8 mm.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte postuar video në rrjetet sociale, duke treguar veten duke shtënë me armë zjarri, që ngriti dyshime për armëmbajtje të paligjshme.
Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me urdhër të prokurorit.