Patronazhisti me 12 gjoba të papaguara parkon i qetë para PS

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.03.2025, 09:24

Gjobat e Policisë Rrugore dhe Bashkiake janë kthyer në tmerr për shqiptarët, pasi nga momenti në moment mund të gjobitesh dhe pa e kuptuar fare arsyen.

Edhe pse shpeshherë, policia luan dhe tallet me shqiptarët duke hedhur me vonesë gjobat në sistem, për të paguar më shumë se vlera e gjobës, sërish shqiptarët, nxitojnë t'i paguajnë pasi nëse policia të zë me gjoba të papaguara, situata bëhet më problematike.

Por nëse je patronazhist i Partisë Socialiste, parkon para selisë dhe ke 12 gjoba të papaguara, asgjë s'të ndodh.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë, një rast konkret ku një mjet tip "Benz" qendron i parkuar para selisë së PS në Tiranë, edhe pse ka 12 gjoba të papaguara.

Ky rast ka ngritur dyshime se për individët që mbështesin parti politike, sidomos ata patronazhistë, shmangia e pagesës së gjobave nuk ka asnjë pasojë dhe lëvizja me automjet mund të bëhet lirisht fare.

Qytetarët kërkojnë që të ketë një trajtim të barabartë për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, dhe që gjobat të administrohen me transparencë dhe pa dallim, në mënyrë që të ruhet besimi tek institucionet dhe të sigurohet një sistem i drejtë dhe i paanshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit