Rradhë të gjata në Doganën e Durrësit: Po humbim punën, po prishim marrëdhëniet me firmat e huaja!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.03.2025, 23:46

Një rast keqmenaxhimi është denoncuar në JOQ Albania, kësaj here nga një qytetar që përballet çdo ditë me vonesa në Doganën e Durrësit.

Sipas tij, radhët e gjata për skanerin e mallrave po krijojnë vonesa të mëdha, duke dëmtuar rëndë procesin e punës dhe marrëdhëniet e tregtarëve me bashkëpunëtorët e tyre jashtë vendit.

Denoncimi i mbërritur në redaksinë tonë:

"Përshëndetje JOQ Albania! Dua të ndaj një problem me ju për situatën e përditshme në Doganën e Durrësit. Radhë të gjata në skaner, duke pritur për orë të tëra dhe duke shkaktuar shumë probleme në këtë sektor pune. Po na shkakton probleme të mëdha, po humbim punën, po prishim marrëdhëniet me firmat italiane me të cilat bashkëpunojmë, pasi nuk po arrijmë të jemi korrekt me datat e dërgesave të mallrave. Çdo ditë nuk arrijmë të kapim tragetin për shkak të këtyre vonesave!"

Pamjet e dërguara nga qytetari tregojnë një situatë të rënduar, ku radha e skanerit ka krijuar kaos për transportuesit. Kjo problematikë, nëse nuk zgjidhet, rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik të bizneseve që varen nga transporti i mallrave përmes Doganës së Durrësit.

JOQ Albania fton të gjithë qytetarët të denoncojnë problematikat e tyre, pasi zëri juaj ka fuqinë të bëjë ndryshimin!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit