Ulsi Manja: Mandatin e 5-të, Edi Rama krenari e kombit shqiptar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.03.2025, 22:54

Për Ulsi Manjën Shqipëria do të futet në BE mandatin e 4-t. Por ai e ka anashkaluar këtë mandat duke kaluar direkt tek i 5-ti me “Edi Ramën krenari të kombit shqiptar”.

Partia Socialiste prezantoi sot në Lezhë kandidatët për deputetë të këtij qarku për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në aktivitetin e mbajtur, drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Lezhës, Ulsi Manja ia kaloi me lavde për liderin suprem Elisa Spiropalit.

Gjatë fjalës së tij, Manja vlerësoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si “krenarinë e kombit shqiptar”. Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste dhe Ramën për një tjetër mandat.

“Kryeministri jo vetëm na bën krenarë në arenën ndërkombëtare, por kur të ulemi në tryezën e BE-së, Edi Rama do të jetë krenaria e kombit shqiptar. Votoni numrin 5, PS-në dhe kryeministrin Edi Rama. Lista jonë e kandidatëve është e re në moshë, përveç meje, që do ta udhëheq partinë drejt mandatit të katërt dhe fitores në këtë qark,” – u shpreh Manja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit