Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, kësaj here nga një qytetar i Vorës, i cili ngre shqetësimin për mungesën e ndriçimit rrugor në zonë.
Sipas tij, problemi vijon prej një viti dhe përfshin si Kodër Vorën ashtu edhe fshatrat përreth.
Më shqetësuese akoma është pretendimi i qytetarit, i cili thotë se kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, i ka kërcënuar banorët që të mos ankohen në media për problematikat e tyre, pasi përndryshe do të penalizohen me mungesë uji dhe energjie elektrike.
Denoncimi i mbërritur në redaksinë tonë:
"Përshëndetje JOQ! Prej 1 viti nuk punojnë dritat e rrugëve në Kodër Vorë dhe në çdo fshat të Vorës. Kryetari i bashkisë Blerim Shera ka thënë se kush ankohet në portale nuk do të ketë ujë e drita! Ju lutem postojeni!"
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët denoncojnë mungesën e ndriçimit në rrugë apo problematika të tjera të rëndësishme infrastrukturore. JOQ Albania ka qenë, është dhe do vijojë të jetë zëri i qytetarëve dhe i fton të gjithë të denoncojnë çdo padrejtësi apo problem që hasin në përditshmërinë e tyre.