Pas denoncimit në JOQ Albania, rikthehet pas 6 ditësh energjia elektrike në fshatin Reç

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.03.2025, 21:35

Denoncimi i banorëve të fshatit Reç në redaksinë e JOQ Albania ka vënë në lëvizje Bashkinë e Dibrës, e cila ka ndërhyrë për të rikthyer energjinë elektrike në zonë. Pak orë publikimit të shqetësimit të tyre, ka ardhur edhe një mesazh falënderimi nga një banor i zonës, i cili konfirmon se problemi është zgjidhur:

“Faleminderit JOQ Albania! Pas denoncimit në faqen tuaj, vihet në lëvizje kryetari i Bashkisë Dibër dhe na sjell transformatorin. Rikthehet energjia elektrike në Reç. Ju faleminderit dhe njëherë!” – shprehet ai.

Banorët kishin ngritur shqetësimin e tyre në redaksinë tonë paraditen e sotme, duke denoncuar mungesën e energjisë për gjashtë ditë radhazi dhe pretendimet për shantazh nga persona të lidhur me pushtetin:

“Përshëndetje JOQ Albania! Ju shkruajmë nga fshati Reç i Peshkopisë. Kemi 6 ditë që jemi pa energji elektrike. Elektricisti dhe aktualisht edhe kryetari i Partisë Socialiste ose patronazhisti i PS-së bën shantazh në komunitet për të siguruar vota. Thotë që duhet të votojmë për partinë që të na sjellin transformatorin! Shikoni në çfarë gjendje është gabina elektrike. 2025 dhe kështu do futemi në Europë që thotë Edi... Mjerim! Ju lutem shpërndajeni, po ju dërgoj dhe videon.”

Ky rast tregon edhe një herë fuqinë e denoncimit dhe rëndësinë e mbështetjes së komunitetit. Ftojmë çdo qytetar të na dërgojë shqetësimet e tij, pasi vetëm së bashku mund të bëjmë ndryshimin dhe të detyrojmë institucionet të reagojnë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit