Denoncimi i banorëve të Shkozës: Rruga e shkatërruar pas ndërtimit të mbikalimit të Lotit 2

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.03.2025, 20:47

Një qytetare nga Shkoza ka denoncuar gjendjen katastrofike të rrugës 'Aleksandër Konda', e cila është dëmtuar rëndë pas ndërtimit të mbikalimit të Lotit 2 të Unazës Lindore në Tiranë.

Pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania tregojnë një rrugë të shkatërruar, me gropa të mbushura me ujë, duke e bërë të vështirë dhe të rrezikshme kalimin për banorët e zonës dhe mjetet e tyre.

Denoncimet për probleme serioze infrastrukturore janë të shumta në redaksinë tonë, dhe rasti i Shkozës është vetëm një nga shembujt e shumtë të mungesës së përkujdesjes nga institucionet përkatëse.

Një nga banoret e zonës ka ndarë shqetësimin e saj për këtë situatë alarmante:

“Përshëndetje JOQ! Ne banorët e Shkozës po hasemi prej më shumë se 2 vitesh me një katastrofë të qeverisë dhe kompanisë që ka grabitur lekët. Bëhet fjalë për rrugën që ata kanë prishur për të ndërtuar mbikalimin e Lotit 2. Kjo që po ju nis është gjendja që ne hasemi përditë, na u shkatërruan makinat se në këmbë s’kemi shans të kalojmë. E kanë bërë vend grumbullimi dherash dhe të makinerive të kompanisë. Se askush nuk punon. Është rruga Aleksandër Konda. Është më keq se kaq nëse doni ta shikoni dhe vetë. Është katastrofë!”

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të riparuar rrugën dhe për të siguruar kushte normale për kalimin e tyre. Deri më tani, asnjë masë konkrete nuk është marrë për të zgjidhur këtë problem madhor që po i penalizon ata çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit