Rama e përdor spitalin për show elektoral, në Shqipëri mungojnë ilaçet për fëmijët me kancer

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.03.2025, 20:14

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho shprehet se në Shqipëri mungojnë medikamentet për fëmijët e prekur nga leuçemia dhe tumoret.

Ai theksoi se çdo shtet me një minimum përgjegjshmërie ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve duhet të ketë një prioritetizim të qartë në trajtimin e pacientëve, veçanërisht atyre me sëmundje të rënda që kanë shanse për t'u shëruar.

“Unë mendoj që kjo është një situatë që ka nevojë për pak apo aspak koment. Kjo është një situatë, që është pak t’i thuash skandaloze. Në çdo shtet që ka minimuim e përgjegjshmërisë ndaj shëndetit dhe jetës së qytetarëve të vetë, ka një prioritetizim. Ka një vendosje prioritetesh në trajtim. Dhe minimumi, fëmijët e prekur nga leucemia dhe nga tumoret e ndryshme që kanë edhe gjasa shumë të larta për t’u shëruar, sidomos me tumoret e qarkullimit të gjakut, siç janë leuçemitë, të lihen amidekamente, kjo është pak të thuash kriminale."

Po ashtu, Dasho kritikoi ashpër qeverinë për dështimin në sigurimin e medikamenteve jetike dhe e akuzoi kryeministrin Edi Rama për shfrytëzimin e sistemit shëndetësor për të realizuar premtime elektorale.

"Ndërkohë, për paralelizëm, unë do të kujtoja një fakt që ndodhi para disa javëve ku bëri një shou Kryeministri me mjekët e Onkologjikut. Një grup mjekësh të ardhur nga një spital izraelit, me thënë të drejtën është një nga spitalet më të mirë të Izraelit dhe një qendër botërore, e njohur për trajtimin e sëmundjeve tumorale, por papritur u prezantuan nga kryeministri nga spitali shembull që do të marrë nën administrim spitalin Onkologjik. Pa dhënë asnjë informacion se si do të jetë kjo, bazuar mbi çfarë marrëveshje, bazuar mbi çfarë pagesash dhe bazuar mbi çfarë vizioni.

Në mënyrë të çuditshme, disa javë më vonë, para dy javësh kur ishte në spitalin memorial të Fierit që bëri shoun tjetër të radhës me autonominë spitalore që ka mbi 12 vjet që e përmend dhe nuk bën asnjë hap para. Përmendi dhe tha: ‘Se ne nuk mund të themi që mjekët e spitalit shembull do vijnë dhe do të menaxhojnë spitalin Onkologjik, pa qenë të sigurt që kjo do të ndodhë’. Ndërkohë që dy javë më parë e kishte prezantuar këtë si diçka që po ndodhte.

Pra është jo vetëm mungesa e përgjegjshmërisë që i lë në mëshirë të fatit këta njerëz dhe kur nuk i jep medikamente jetëshpëtuese, por vendosja e tyre në funksion të premtimeve dhe mashtrimeve të fushatës elektorale, tregon se kjo administratë e zoti Rama vetë, nuk kanë asnjë lloj synimi, dëshire për të përmirësuar sistemin shëndetësor shqiptar”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit