Një raport i fundit i publikuar nga Numbeo tregon se Tirana renditet në vendin e 43-të mes 144 qyteteve në Europë për çmimet mujore të palestrave, me një abonim mesatar prej 47.6 dollarësh. Zvicra udhëheq listën, me Zyrihun në krye, ku çmimi i abonomit arrin në 82.19 dollarë. Shqipëria ka çmimet më të larta për palestrat në rajon, duke kaluar vende si Kosova dhe Bosnja, ku çmimet janë dukshëm më të ulëta.
Në lidhje me pagat, një shqiptar mund të shpenzojë rreth 7% të pagës së tij për një abonim mujor në palestër, duke e rënduar dukshëm buxhetin. Për shembull, një shqiptar me pagë neto mesatare prej 62,773 lekë shpenzon 4,350 lekë për palestër çdo muaj, pa përfshirë shpenzime të tjera për veshje dhe aksesorë.
Kur krahasohen me qytete të tjera të zhvilluara si Parisi, Madridi dhe Manchesteri, çmimet në Shqipëri për palestrat janë relativisht të larta.