Ish-kryeministri italian i shkul flokët gazetares, se nuk i pëlqeu pyetja

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.03.2025, 18:45

Një incident i pazakontë ka ndodhur mes ish-kryeministrit italian, Romano Prodi, dhe gazetares së "Quarta Repubblica", Lavinia Orefici.

Ngjarja ndodhi të shtunën, kur Orefici i kërkoi Prodit një koment mbi Manifestin e Ventotenes dhe pronësinë private. I bezdisur nga pyetja, ish-Presidenti i Komisionit Evropian u pa në një video të publikuar nga La7 duke i tërhequr flokët gazetares.

Lavinia Orefici e cilësoi këtë gjest si poshtërues, si për të si gazetare ashtu edhe si grua, ndërsa veprimi i Prodit u kritikua gjerësisht nga publiku.

“Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

Vetë Prodi, deklaroi se nuk donte ta ofendonte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit