Një grua 78-vjeçare ka humbur jetën kur është “shtyrë dhunshëm” nga një portë rrotulluese e hotelit Trump International Hotel’ në Las Vegas, u tha sot në padinë e ngjarjes tragjike.
I biri i të ndjerës Diana Truschke ka paditur hotelet Trump për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së gruas, nga plagët që akuzohet se mori duke qëndruar në hotel.
Gruaja nga San Francisco besohet se është goditur dhunshëm nga prapa teksa tentonte të dilte nga hoteli në mars 2023, sipas padisë së publikuar nga rrjeti KSNV.
“Si rezultat i kësaj zonja Truschke u shty dhunshëm nga dera rrotulluese dhe rrjedhimisht ra në trotuar me fytyrë”, shtohet në padi.
Nuk është e qartë se çfarë lloj plagësh pësoi zonja Truschke por ajo vdiq disa muaj më vonë në tetor 2023, “prej komplikacioneve nga plagët e marra,” sipas padisë.
Hoteli Trump International akuzohet për neglizhencë në mirëmbajtjen e derës rrotulluese për të cilën duhet të dinte se ishte një rrezik për të ftuarit, shkruan New York Post.