Një emigrant i jashtëligjshëm shqiptar i dëbuar 3 herë nga Anglia por i rikthyer në rrugë të ndryshme të ilegale në Mbretërinë e Bashkuar, është lejuar të jetojë në Britani pas tentativës së katërt.
Megjithëse qeveritë në Angli thonë se po bëjnë gjithçka për të kufizuar emigracionin e paligjshëm, një gjykatës i emigracionit vendosi që 33-vjeçari Erind Koka, të mos depërtohej dhe se përfshirja e tij në krim “është minimale” pasi vetëm “ka ujitur disa bimë kanabisi.
E drejta e Kokës për të qëndruar u mbështet sepse u konsideruat “poshtë pragut të kriminalitetit” dhe është burgosur për më pak se 12 muaj.
Koka tentoi fillimisht të hynte në Britaninë e Madhe duke mbërritur në një avion pasagjerësh me dokumente false. Atij iu refuzua hyrja dhe u deportua në Finlandë.
Disa muaj më vonë ai u gjet pa dokumentacion i fshehur në një kamion nga stafi i Agjencisë Kufitare në Dunkirk, kur kishte tentuar të hynte ilegalisht nga Franca.
Ai u deportua të nesërmen në Francë, por 5 vjet më vonë, në shtator 2018, u zbulua në një furgon kampingu në Coquelles nga autoritetet franceze dhe u largua nga pika kufitare.
Ai përfundimisht arriti të hynte në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, i fshehur në një kamion më 3 tetor 2019, sipas dëshmisë së tij. Por pa mbushur një vit u dënua për prodhimin e kanabis, për të cilën u burgos për tetë muaj.
Në 4 shkurt 2022, Ministria e Brendshme vendosi ta dëbonte atë mbi bazën se prania e tij në Mbretërinë e Bashkuar “nuk ishte e favorshme” për të mirën publike, por tashmë vendimi anullohet.
Media britanike shkruan se rasti, i zbuluar në dokumentet e gjykatës, është shembulli me i fundit i ekspozuar nga rrjeti 'The Telegraph' i emigrantëve ose kriminelëve të huaj të dënuar që fitojnë të drejtën për të qëndruar në Angli.
Gjykatësi Kyriacoulla Degirmenci tha në seancën e fundit se Koka ai “e kishte pranuar fajin" dhe përfshirja e tij në krim nuk ishte gjë tjetër veçse "ujitja e bimëve të kanabisit” prandaj “nuk kishte shumë dëm serioz”.
Një gjykatës i emigracionit vendosi që 33-vjeçari Erind Koka, të mos deportohej dhe se përfshirja e tij në krim “është minimale” pasi vetëm “ka ujitur disa bimë kanabisi."