Kaos në parkimin e QSUT-së, qytetarët denoncojnë shërbimin e dështuar dhe mungesën e infrastrukturës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.03.2025, 15:40

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), qytetarët po përballen me një situatë kaotike pasi vendet e parkimit janë të kufizuara. Kjo ka shkaktuar bllokime dhe vështirësi për të gjetur një vend parkimi. Krahas qytetarëve edhe ambulancat hasin vështirësi.

“Vendet e parkimeve me kushte ekstreme tek spitali QSUT gjithë gropa te mbushura me ujë, vendet e parkimeve te pakta dhe te mbi mbushura me makina duke zen çdo cep te mundshëm taksat paguhen dhe gjendja skandaloze ku shkojnë leket e parkimit qe paguhen nga qytetaret qe rrinë aty me ore te tera duke gjetur një vend për te parkuar mos flasim pastaj për pritjen neper korridoret e spitaleve qe do gati dy or te vij mjeku dhe gati dy or për t ‘prit radhën”- shkruan qytetari

Ata janë të detyruar të kalojnë orë të tëra për të gjetur vend parkimi, kjo situatë ndodh për shkak të mungesës së kapacitetit të duhur për parkim, pasi QSUT disponon vetëm 900 poste parkimi.

Ky nuk është rasti i parë që qytetarët denoncojnë gjendjen e parkimit në QSUT. Për një kohë të gjatë, ka pasur ankesë për shërbimin e dobët të parkimit dhe tarifat e kripura që nuk pasqyrojnë shërbimin që ofrohet. Madje, ka pasur edhe kritika për Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe menaxhimin e tij të paaftë të hapësirave të parkimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit