Kaos në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve Rrugore, qytetarët presin me orë të tëra për shërbim

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 26.03.2025, 15:38

Një situatë kaotike është krijuar në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve Rrugore, ku qytetarët janë lënë në pritje për orë të tëra për shkak të problemeve me sistemin. Një qytetar na shkruan se sistemi është fikur që në orët e paradites dhe deri në orën 15:00, shërbimi ende nuk ishte rikthyer.

Më shumë se 200 persona, të cilët kishin marrë numra për të kryer procedurat e tyre, janë detyruar të presin në kushte të vështira, pa ndonjë informacion të qartë se kur do të rikthehet funksionimi normal i sistemit.

Një problematikë e tillë ngre shqetësime të mëdha mbi funksionimin e administratës dhe trajtimin e qytetarëve, të cilët shpeshherë përballen me burokraci dhe mungesë transparence.

Ende nuk ka një reagim zyrtar mbi shkaqet e ndërprerjes së sistemit dhe masat që do të merren për të shmangur raste të ngjashme në vazhdim.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq nese mundeni bejeni nje lajmerim per kete sistemin e ketyre hajdutave me sistem te drejtoria rajonale sherbimeve rrugore pasi kemi qe paradite dhe fikin sistemin. Na ora 10-00 po shkon ora 15. Mbi 200 veta qe kan mar numra e na kan len ketu Faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit