Ilir Xhakolli i jep 10 MILIARD LEKË të popullit çdo 4 vite për zgjedhje oligarkut Bashkim Ulaj

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.03.2025, 15:55

Ka nga ata kryebashkiakë rilindas që lanë mandatet për t’u futur në listat e deputetëve në zgjedhjet e 11 Majit për të siguruar vota për partinë, e disa të tjerë vazhdojnë misionin fisnik të shpërndarjes së parave të popullit tek oligarkët për të sifuruar vota teksa janë ende në detyrë.

Edhe Ilir Xhakolli i bashkisë Pogradec ka hapur thesin për oligakët. Një nga të preferuarit e tij, të cilit çdo vit zgjedhor i jep një 10 miliardësh para zgjedhjeve ëshrë masha e oligarkut Bashkim Ulaj, Ardit Metaliaj i 4-AM.

Tenderi për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve në Udenisht, Pogradec, i është dhënë kompanisë së ologarkut 4 A-M SHPK.

Në këtë tender, ishin paraqitur 4 operatorë konkurrues, ndërsa pas shqyrtimit të ofertave, kompania 4 A-M SHPK shpallet fituese. Vlera e kontratës përfshin 24 muaj kohë për përfundimin e punimeve.

Ironik është fakti që të njëjtin tender, Xhakolli ia ka dhënë në vitin 2021 një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të njëjtit oligark.

JOQ e ka denoncuar tenderin e parë që në atë kohë, para zgjedhjeve të 25 Prillit, por paratë e popullit vazhdojnë të hidhen lumë nga kryebashkiakët e Rilindjes të cilët nuk hetohen nga askush e kanë dorë të lirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit