37-vjeçari baba i dy fëmijëve, apelon për ndihmë për transplantin e veshkës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 26.03.2025, 15:02

Një apel për ndihmë ka ardhur në redaksi nga një 37-vjeçar në Shijak që nuk mund të përballjë kostot e kërkuara për transplantin e veshkës.

Familjarët e Florjan Rushitit kërkojnë ndihmë pasi babai i dy vajzave është i sëmurë prej vitesh, që kur kreu një transplant të veshkës në 2010, por organi u refuzua nga trupi i tij.

Prej 12 vitesh Florjani është i detyruar të jetojë me dializë e në karrocë me rrota por gjendja shëndetësore po përkeqësohet dita-ditës.

Florjani dhe familja e tij janë në gjendje të vështirë ekonomike ndërsa sëmundja e rëndë dhe e ka vështirësuar më shumë situatën financiare.

Ata kanë hapur një llogari në GOfundMe ku kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Mesazhi i plotë:

Ju lutem nese keni mundesi te na ndihmoni me rastin fatkeq te nje te afermi. Flori esht ne gjendje te rend shendetsore per shkak se ka 12 vjet me dializ dhe tani gjendja esht perkeqsuar shum dhe ka ngelur ne karrige me rrota per shkak se kockat i jan thyer duhet te behet nje transplant veshke sa me par. Kemi hapur mbrem dhe nje gofundme me shpresen se do mblidhet shuma monetare. Flori ka dhe dy vajza te mitura per te rritur esht pa shtepi sepse shtepia i esht permbytur disa her nga dalja e lumit Erzen ne Shijak. Ju lutem na ndihmoni ne publikimin e rastit

Në apelin e faqes së hapur për ndihmën financiare, familjarët e Florjanit shkruajë:

Të nderuar miq, familjarë dhe njerëz zemërgjërë, Emri im eshte Florjan Rushiti, jam 37 vjec dhe babai dy vajzave. Me shpresë te Zoti dhe me zemër të thyer po ju drejtohem për ndihmë në këtë moment të vështirë për mua dhe familjen time. Prej vitesh po përballem me një diagnozë të rëndë që kërkon trajtim urgjent. Kam nevojë të kryej një transplant të ri të veshkës, pasi transplanti i parë që bëra në vitin 2010 nuk më dha rezultat dhe pas vetëm tre vitesh trupi im e refuzoi atë. Që nga ajo kohë, prej 12 vitesh, jam i detyruar të jetoj me dializë, por gjendja ime shëndetësore po përkeqësohet dita-ditës.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit