Ambasada shqiptare në Londër lë në pritje qytetarët, nuk u përgjigjet prej ditësh

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 26.03.2025, 14:57

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një tjetër denoncim lidhur me keqfunksionimin e Ambasadës Shqiptare në Londër. Një qytetar shqiptar, i cili prej dy ditësh po përpiqet të kontaktojë institucionin, ka pohuar se asnjë nga numrat e telefonit nuk funksionon dhe se email-et e tij kanë mbetur pa përgjigje.

Ky rast nuk është i vetmi, pasi në vijimësi emigrantët kanë denoncuar vonesa të pajustifikuara, mungesë transparence dhe sjellje joprofesionale nga ana e punonjësve të ambasadës. Shumë qytetarë janë ankuar për procedura të tejzgjatura për dokumentet zyrtare, për mungesën e komunikimit dhe për faktin se ambasada shpesh nuk u përgjigjet as thirrjeve telefonike, as email-eve.

Problemet me shërbimet konsullore janë kthyer në një shqetësim të madh për shqiptarët jashtë vendit, të cilët shpesh mbeten të bllokuar për muaj të tërë në pritje të një përgjigjeje nga institucionet që supozohet t’i ndihmojnë.

Mesazhi i plotë:

Mirdita JOQ ky esht sherbimi i ambasades Shqipetare ne londer kam dy dit qe dua te kontaktoj ju kam ber dhe email dhe asnje pergjigje. Por asnjeri nga numrat nuk punojn”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit