Propozimi i ish-kryeministrit italian: Kampi i Gjadrit të bëhet burg për shqiptarët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.03.2025, 14:48

Ish-kryeministri italian dhe lideri i Italia Viva, Matteo Renzi, vizitoi sot kampin e Gjadrit në Shqipëri, ku kritikoi ashpër qeverinë e Giorgia Melonit për menaxhimin e fondeve publike. Ai akuzoi qeverinë italiane për shpërdorimin e gati 1 miliard eurove në ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri, të cilat, qëndrojnë bosh dhe sipas tij janë një dështim financiar.

“Unë shikoj çështjet e buxhetit, këtu shteti Italian humbi gati 1 miliardë euro nga buxheti i italianëve. Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”

Renzi propozoi që këto qendra të shndërrohen në burgje për shtetasit shqiptarë të dënuar në Itali, duke argumentuar se kjo do të ndihmonte në lehtësimin e mbipopullimit të burgjeve italiane dhe do t’i afronte të dënuarit më pranë familjeve të tyre.

“Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluat edhe në Parlamentin italian.”

Gjithashtu, ai paralajmëroi se ky projekt mund të dëmtojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke e larguar vendin nga vlerat europiane. Sipas tij, Shqipëria ka potencial për anëtarësim në BE, por projekte të tilla mund të pengojnë këtë rrugëtim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit